Françeska, të dashurin në burg, vet e përjashtuar nga shkolla (Big Brother Albania)
Faqja 1 e 1 • Share •
Françeska, të dashurin në burg, vet e përjashtuar nga shkolla (Big Brother Albania)

Tiranë, 10 mars - Është banorja më e vogël në BB5 dhe ka bërë përshtypje me protagonizmin e saj. 19-vjeçarja nga Vlora, ende një maturante në shkollë, ka pohuar se ka hyrë në “Big Brother 5” jo vetëm për çmimin e madh, por edhe për të krijuar njohje e lidhje të reja. Qarkullojnë thashethemet se ajo, pavarësisht lojës dhe debateve për lidhjen me Ermalin, dashurinë e saj të madhe e ka jashtë, por fatkeqësisht bëhet fjalë për një djalë që për momentin ndodhet në burg. Miq të saj të afërm kanë konfirmuar faktin se i dashuri i saj ndodhet në burg dhe se Françeska ka hyrë në këtë lojë me qëllimin për të fituar 100 milionët dhe me ato para të mund të paguajë avokatët për ta nxjerrë të dashurin nga burgu.
Biondja vlonjate aktualisht është maturante në një shkollë private në Vlorë, ku jeton me prindërit dhe motrën e saj më të madhe shkruan Panorama. Veç jetës normale së një adoleshente, Françeska ka një eksperiencë gati 3-vjeçare në fushën e modës e të konkurseve të bukurisë. Dëshirat e saj të momentit lidhen me shkollën e lartë dhe karrierën e saj të mundshme si një juriste apo gjykatëse e zonja.
Ajo ka shprehur ambicien për t’u bërë shumë shpejt imazh i “Digitalb”. “Mendoj se jam më e përshtatshme për imazhin Digitalb, pasi jam e gjatë 170 cm, ndërsa Jonida është e shkurtër”, ka pohuar Françeska me zë të ulët brenda BB5.
Kur ishte vetëm 16 vjeç, ajo mori pjesë në garën “Next Top Model” dhe më 2011 konkurroi në spektaklin “Miss Shqipëria”, ku u kurorëzua me çmimin “Miss Press”.
Pas Miss Shqipëria, Françeska u përzgjodh të përfaqësonte vendin në një konkurs ndërkombëtar në Kinë (Xian), i quajtur “Miss Toursim Queen International”, ku mes 100 vajzave nga e gjithë bota u kualifikua ndër 20 më të bukurat.
Portali Balkanweb, ndërkaq, shkruan se Françeska Jaçe ka qenë një vajzë rebele dhe e pabindur. Shkruhet se ajo është përjashtuar një herë nga shkolla për shkak të numrit të lartë të mungesave pa arsye, si pasojë e angazhimeve të saj si modele.
Ka qenë pikërisht kjo arsyeja pse bukuroshja e “Big Brother” është detyruar të vazhdojë shkollën në një institucion privat. Gjatë kohës sa ndiqte shkollën publike, Françeska ka pasur marrëdhënie të acaruara edhe me stafin pedagogjik.
Nga Kohaditore

Admin- Admin
- Numri i postimeve: 828
Pikët: 2602
Join date: 19/01/2012
Age: 32
Location: Schweiz

Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi





